Lajme

Gjilani fal tatimin në pronë për 2023 deri në këtë vlerë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 30 November 2023

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, sot, ka miratuar propozim-vendimin për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për të gjithë tatimpaguesit, deri në lartësinë e faturës, por jo më shumë se njëqind euro.

Në rast se tatimpaguesi e ka paguar faturën për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitin pasues.

Kuvendi ka miratuar edhe strategjinë komunale për komunikim publik 2023-2027, e cila ka për qëllim të avancojë praktikat dhe kapacitetet komunikuese, llogaridhënien dhe transparencën kundrejt qytetarëve, për të inkurajuar përfshirjen e tyre sa më aktive në proceset vendimmarrëse.

-Advertisement-

Kuvendi miratoi gjithashtu vendimin për caktimin e normave tatimore për vitin 2024.  Kuvendi themeloi edhe grupin punues për hartimin e planit vjetor të punës së për vitin 2024, në përbërje prej 9 anëtarësh.

Gjithashtu, Kuvendi formoi një komision, i cili do të kërkojë llogari për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga të gjitha organizatat që kanë përfituar subvencione në kulturë, rini e sport për 2022-24.

Ndërkaq propozimi për lirimin e të gjitha bizneseve nga taksa komunale për vitin 2023, me arsyetim se mungon një raport i detajuar, sikurse edhe raporti i Komisionit për dezinsektim dhe ai i komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit, me arsyetim se nuk janë të nënshkruara nga anëtarët, janë shtyrë për seancën e radhës.

Po ashtu për shkak të nevojës për sqarime shtesë, për seancën e radhës u shty edhe propozimi për përcaktimin e vlerës së qirasë dhe vlerës në bonuset e banimit në dy programe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera