Sport

Gjilani e fiton derbin ndaj Dritës, Llapi e bën horë Drenicën, Ballkanin e këndell ish-Lewandowski i Malishevës

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 25 November 2021

Skuadra e Gjilanit e ka fituar derbin e anamoravës ndaj rivalit të përbetuar Dritës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit e kanë mposhtur ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë.

Në sfidën e luajtur në stadiumin e qytetit në Gjilan, golin e vetëm për skuadrën e Ismet Munishit e shënoi Albert Dabiqaj.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Gjilani kryeson Superligën me 28 pikë, kurse Drita zbret në vendin e tretë me 25 sosh.

Drenica 2-5 Llapi

Skuadra e Llapit ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme në javët e fundit.

Llapjanët e kanë mposhtur edhe Drenicën me rezultat të thellë 5-2, duke i shënuar 5 gola për 19 minuta.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’, golat për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina i realizuan nga Elvis Prençi (47’), Franciso Rivera (56’), Valmir Veliu (61’), Alef Firmino (66’) dhe Bujar Idizi (68’), kurse për Drenicën të tri golat i realizoi Kreshnik Uka (24’, 83’ dhe 90+3’).

Pas kësaj fitoreje Llapi renditet i katërti me 24 pikë, kurse Drenica mbetet e gjashta me 20 sosh.

Ballkani 2-0 Malisheva

Ballkani është këndellur, pasi e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golat për ‘portokallinjtë’ i shënuan Albion Rrahmani dhe Krasniqi.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani kalon në pozitën e dytë me 27 pikë, kurse Malisheva mbetet e nënta me 15 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera