Lajme

Gjilani dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” shpërndajnë mish për 120 familje

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 22 August 2018

Për nder të festës së Kurban Bajramit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u ka dalë në ndihmë rasteve më të rënda sociale të cilat kanë nevojë për ushqim, përmes donacionit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, e cila në Gjilan ka ndihmuar edhe në të kaluarën familjeve të shumta.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka thënë se në ditën e dytë të Kurban Bajramit po përfitojnë 120 familje, kurse në javën e ardhshme edhe 100 të tjera.

“Sot shpërndajmë mish për 120 familje, në sasi prej 5 kilogramësh për secilën familje. Edhe me datën 29 gusht kemi marrë tashmë konfirmimin dhe janë paraparë që të shpërndahet mish përmes shoqatës “Relief Islamik Kosova”, ku do të përfitojnë edhe 100 familje tjera në sasi prej 7 kilogram për familje”, ka thënë Xhemajli.

-Advertisement-

Këto ndihma në festën e Kurban Bajramit dhe ato të datës 29 gusht po e bëjnë më të lehtë edhe misionin e Komunës që ka caktuar muajin e solidaritetit dhe humanizmin, që të ndihmohen familjet në nevojë.

Xhemajli ka falënderuar dy shoqatat që janë prezentë në Komunën e Gjilanit me ndihma të shpeshta në forma të ndryshme.

“Kjo është në vazhdën e të gjitha aktiviteteve në koordinim me zyrën e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale vazhdimisht i ka mbështetur në forma të ndryshme, përmes donatorëve të shumtë që ka Gjilani”, ka thënë mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera