Lajme

Gjilanasja godet me veturë një grua dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 15 September 2021

Është raportuar se një e dyshuar kishte goditur me veturë një femër tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan të martën rreth orës 14:00, ku si pasojë viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal.

“Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi ë e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë e dyshuara gjendet në arrati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera