Lajme

Gjilanasit ia bëjnë shoshë me plumba pushimoren

Autori: Islam Morina 09:19 | 03 January 2022

Një qytetar gjilanas ka denoncuar në polici rastin ku disa persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të pushimores së tij.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja, kurse brenda në pushimore ka gjetur edhe dy predha, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë për këtë rast vazhdojnë të kryhen hetime edhe më tej.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është shtënë me armë në drejtim të objektit – pushimores së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dhjetë gëzhoja të fishekëve dhe dy predha brenda në pushimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera