Lajme

Gjilanasi rrëfen rrugën e vështirë deri te mposhtja e virusit: Kalova nëpër rrathët e ferrit…

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 04 August 2020

Veton Nevzadi nga Gjilani, i prekur me koronavirus ka rrëfyer përvojën e tij dhe ditët e rënda në përballje me sëmundjen që ka mbërthyer botën.

Ai ka shkruar një tekst të gjatë, për të cilin shpreson se do të shërbejë si vetëdijesim për këdo që nuk beson në ekzistencën e koronvirusit.

15 ditët e kaluara në spital ai i përshkruan figurativisht me kryeveprën e Dante Aligerit, teksa vazhdon të ilustrojë ato që trupi i përjeton me “Dimrin e Madh” të Kadaresë.

-Advertisement-

Lexoni rrëfimin e tij:

Ky tekst shpresoj t`i sherbeje kujtdo qe e ka mendjen dhe vemendjen se COVID-19 nuk eshte hic hajgare, por dicka qe po i ben njerezit te vuajne dhe po ua merr jeten.

Sot eshte dita e 15-te, ndersa une po largohem prej mureve te kesaj fortese qe quhet Infektiva e Gjilanit, ku i kalova ‘rrathet e ferrit te Dante-s’ se ketij qoftlargu qe po ben kerdine neper Kosove e bote.

Me kete virus ne trup, njeriu ne plotni po e perjetonte ate qe, figurativisht, Kadare e pershkruan si dimrin e vetmise se madhe! Ai momenti kur e sheh se fundi (sikurse fillimi) jane dicka qe te perkasin vetem ty dhe se tjetri afer teje vetem te shikon e thote ne vete: shyqyr qe s’jam une nen lekure te tij!

– dymbedhjete dite rradhazi nen temperature te larte me ben te mendoj ne disa çaste se ky qenka fundi.

– dymbedhjete dite pa fute pothuajse asgje ne goje, pervec ujit qe e shterri energjine time.

– dymbedhjete dite kokedhimbje te tmerrshme dhe pagjumesi qe percillte edhe halucinacione.

– dymbedhjete dite plogeshti maksimale, aq sa edhe ulur nuk mundja me ndejte.

PACIENTET:

Koridoret e spitalit, sidomos gjate nates shndrroheshin ne hapesira ku EHO-ja e gjemimeve te pacienteve ta bente gjumin nje makth horrori, e ku rrezet e para te diellit ishin shpetim, duke paralajmeruar shprese per naten qe tashme perfundonte dhe meshire per diten qe do te fillonte.

Dhoma nr 1:

Ne te njejten dite me bacen Qamil u regjistruam dhe na moren mostrat. Nje burre tipik shqiptar, punetore, i kthjellte ne mendje dhe pa asnje problem shendetesor deri ne ate moment. I kishte mbete merak qe nuk mundi ta shfrytezoje pishinen e oborrit gjate kesaj vere, mirepo e ngushellonte fakti qe e ka te prenotuar pushimin ne Turqi se bashku me djemte, ne shtator. Deri ne shtator besoj qe behem tamam per pushime, me tha nja 2-3 here. Sikur donte ta merrte nje konfirmim nga une! I ndjeri, vdiq ne diten e gjashte.

Dhoma nr 7:

Shabanin e sollen tri dite me vone. Nuk dukej shume keq. Fliste me pasion per kopshtin per te cilin kujdesej. Gjithcka kam ne ate kopsht, eshte fantastik! Sapo ta kaloj kete te mallkuem grip edhe do i kthehem e ta ujis se nuk e di a kujdesen mire djemte per to. Iu perkeqesu gjendja, vazhdoi me vuajtje per 24 ore dhe vdiq diten e kater pasi qe u shtrua ne spital.

Dhoma nr 4:

Nje grua 54 vjeçe, sa here qe kaloja prane dhomes e shihja te ulur duke marre oksigjen, mirepo ne gjendje relativisht te mire. Nje mesnate ne koridor e ndegjova nje tollovi. Dola, i pashe mjeket qe ishin mbledhur gjitheandej. Me vone e kuptova se kishte vdeke pas nje krize 5-6 oreshe me frymemarrjen.

Numri i te vdekurve vazhdonte…edhe nje tjeter edhe dy tjere, dhe nje tjeter….

Nuk ishin vetem numra, nuk ishin vetem kufoma njerezisht, ishin njerez qe e jetonin jeten me pasionet dhe kishin dinjitetin e tyre, prandaj ju lus vendosni ato te mallkuara maska, mos vazhdojme ti mbysim keta njerez te mire.

PERSONELI MJEKESOR

Keto ditet e fundit, pasi qe mu qetesua pakez gjendja, me ka ra te mendoj se si eshte e mundur qe kemi kaq shume njerez te mire, kaq njerez te pergjegjshem e profesional dhe ne te njejten kohe nje shtet dhe sistem kaq anemik, jofunksional dhe nonshalant.

Paksa paradoksale! Nese shtetin e bejne njerezit, pse eshte keshtu? Ku kemi gabuar qe jemi ne kete gjendje, duke pase ne dispozicion kuadro dhe njerez te tille?

Vec ta dini se ckado qe flasim keq per stafin mjekesor, vec hyjme ne xhynah me ta ose hajme mut palidhje!

Ato vertete jane heroinat dhe heronjte e kesaj kohe, te cilat futen qe nga mengjesi ne çerdhen e virusit dhe u ndihmojne te gjitheve qe kane nevoje duke vrapuar gjithe diten, perderisa ne mbremje u duhet te kthehen ne shtepi, te ushqejne femijet dhe familjaret e tyre.

Asnjehere si kam pa te ankohen apo ti leshojne dikujt ndonje fjale te rende, i kam pare vetem duke punuar si blete dhe duke vrapuar papushim neper raste urgjente.

Nje shembull tipik i kesaj mendesie pozitive eshte doktoresha Selvete Shurdhani, nje luftetare qe me pasionin me te madh u sherben te gjitheve, komunikon mire dhe u jep kurajo gjithe pacienteve sikur te ishin femijet e saj. Nje profesioniste e guximshme qe nuk dorezohej asnjehere para ketij virusi tinzar, duke derdhur deri ne fund dijen dhe pervojen qe ka. Kush tjeter e meriton me shume se kjo grua shenjen dhe nderin e qytetit tone? Mos prisni qe kjo gjeme te kryhet, e pastaj te kalkuloni e ta mbushni me ‘maca e kuca’ (qysh eshte bere zakon). Nderoni dhe vleresoni njerezit qe jane ne vije te pare te frontit te kesaj lufte. Kane nevoje per vleresim, qofte edhe ne keto kohe te sterlodhshme per ta!

Mos u renditni ne ajer te paster sikur para gjuajtjes se lire ne futboll, te merrni poza, vetem se ju ka rastise te keni nje pozite publike ne kete moment. Ju nuk jeni heronjet e kesaj lufte, as nuk do te jeni kurre, sepse heroinat edhe heronjet jane brenda bedenave te Infektives, atje ku ju nuk keni kurajon te futeni asnjehere.

Jepni, pra, Cezarit ate qe i takon Cezarit!

P.S

Ju falenderoj te gjithe juve qe me keni shkruar e telefonuar gjate kesaj kohe. Te gjitheve qe me keshilluat gjate kesaj periudhe te veshtire. Vertete jeni vlere e madhe per mua! Me ndihmuat qe ta shoh jeten me nje sy tjeter. Qenka e vertete thenia se: shoket dhe shoqet jane krahet e njeriut. Ju ishit krahet qe me ndihmuat te ngrihem mbi kete menxyre!

Ju lutem vendosni maskat dhe ruajeni familjen tuaj!

U pafshim per te mire!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera