Lajme

Gjilanasi rrah gjyshin e tij, e godet me kokë në fytyrë

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 27 May 2022

Një person është arrestuar të enjten në Gjilan pasi që kishte sulmuar fizikisht gjyshin e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se i dyshuari e kishe goditur me kokë në fytyrë viktimën.

Gjithashtu, është bërë e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

-Advertisement-

Lidhur më rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera