Lajme

Gjilanasi në pyll gjen pushkë AK-47

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 06 October 2021

Një person në fshatin Pasjan të Gjilanit, në pyll kishte gjetur një thes të dyshimtë, shkruan Gazeta Infokus.

Në të kishte gjetur një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 347 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe kanë sekuestruar dëshmitë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

Ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. /Gazeta Infokus/

Të tjera