Lajme

Gjilanasi merr veturën me qira dhe mashtron pronarin

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 01 April 2021

Është arrestuar një person në Gjilan, të mërkurën, pasi kishte marrë një veturë me qira në një “rent a car”, dhe nuk e ka kthyer sipas marrëveshjes, shkruan Gazeta inFokus.

Pronari i veturës ka raportuar se pasi është kthyer vetura në të ka munguar libreza e qarkullimit të veturës.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndërsa bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera