Fokus

Gjilanasi me aftësi të kufizuara që për 10 vite mirëmban parkun e qytetit

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 24 September 2020

Qytetari nga Gjilani, Avdil Ibishi, kujdeset çdo ditë pune që parku i këtij qyteti të jetë sa më i pastër.

E këtë punë Ibishi e bën me shumë vullnet, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pavarësisht që ai është me aftësi të kufizuara dhe se për të lëvizur i nevojitet karroca.

E jo veç tash, Ibishi në fakt këtë punë e bën për 10 vite.

Gazeta Infokus ka realizuar një intervistë me të, e përgjigja që ai e jep kur pyetet se si mund ta bëj këtë punë është shumë interesante.

Dashuria për Kosovën e vendin e tij e bën që atij të mos i humb vullneti asnjëherë që të pastroj e të mirëmbaj parkun e qytetit të Gjilanit

“E dua vendin tem Kosovën,dua të punojë në vendin tem, më mirë taksa pagues i shtetit se rast soacial, dua të kontribojë për atdheun tem”, tha ai.

Kësisoj, Ibishi veçse iu ndihmon qytetarëve që të kenë ambient të pastër, ai me këtë punë edhe e mban familjen e tij 4 anëtarëshe, shkruan Gazeta Infokus.

Por, fillimi për të nuk ishte edhe kaq i lehtë.

Vështirësitë që Ibishi thotë se i kishte kur nisi këtë punë, shton që ia lehtësuan kolegët e tij por edhe qytetarët të cilët i dhanë përkrahje të madhe për punën që po e bën tash e 1 dekadë, shkruan Gazeta Infokus

“Në fillim ka qenë e vështirë por, ndihem shumë i barabartë dhe kam përkrahje shumë të madhe nga  kolegët, jo vetëm nga populli që kam përkrahje  por edhe nga institucionet, kom dasht që të kontriboj për vendin tem”, tha ai për Gazetën Infokus.

Gjilanasi 51-vjeçar Avdil Ibishi në këtë gjendje është qe 46 vite. Kjo prej moshës 5 vjeçare kur u sëmurë me temperaturë të lartë. /Gazeta Infokus/

Të tjera