Lajme

Gjilanasi i dehur nuk i bindet policisë, pamje nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 26 February 2021

Policia e Kosovës e ka ndaluar një qytetar në lagjen Gravia në Gjilan.

Një lexues ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe Policia e Kosovës. Po ashtu edhe një numër i njerëzve dhe disa vetura.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani tha për Gazetën Express se një person ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur Policisë.

-Advertisement-

Ai tha se personi i dehur është sjellë në stacionin e policisë.

Më poshtë mund ta shihni videon e dërguar nga lexuesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera