Lajme

Gjilanasi 16 vjeçar i kthen pronarit kuletën me 1500 euro brenda

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 13 December 2019

Një 16 vjeçar nga Gjilani i cili ka gjetur në rrugë një kuletë të humbur me 1 mijë e 500 euro brenda kërkon ta kthejë atë.

Është ky Shaban Shabani i cili kërkon që kuleta ti kthehet pronarit të tij.

Ai në një faqe në rrjetet sociale ka kërkuar që të shpërndahet sa më shumë shkrimi i tij deri në gjetjen e pronarit të kuletës dhe parave.

-Advertisement-

“Përshëndetje sot ne mbremje kam gjetur nje kulet me nje shifer para edhe do kartela ne parkingun e etc gjilan avdil klaiqi shperndane sa ma shum edhe sa ma shpejt ti derzohet personit ne fjal per kontakt shënoni ne mesengjer flmë Mbrenda kanë qenë 1500€.”. ka shkruar 16-vjeçari.

Pas publikimit të lajmit në media sociale kanë arritur të gjejnë personin e kërkuar dhe atij i është kthyer kuleta personalisht nga 16 vjeçari.

E ata edhe kanë publikuar një fotografi së bashku./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera