Lajme

Gjilan, vdes motoçiklisti 26 vjeçar në një aksident trafiku

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 10 April 2020

Sot rreth orës 12:10 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një motoçiklist i moshës 26 vjeçare.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Ismet Hashani.

“Sot, me 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në rrugën ‘Halim Orana’ në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë”.

-Advertisement-

“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar”.

“Edhe drejtuesi i automjetit (1995) ‘Opel Corsa’ ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës – njësitet e trafikut janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij rasti të rëndë që na ka tronditur të gjithëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera