Lajme

Gjilan/ U raportua si e zhdukur, e mitura po bashkëjetonte me një 34-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 07 Gusht 2022

Me 15 korrik të këtij viti familjarët e një të miture në Gjilan kishin raportuar në polici se vajza e tyre ishte zhdukur, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq kësaj të shtunë e mitura ka njoftuar policinë se gjatë kësaj periudhe ishte duke bashkëjetuar me një 34 vjeçar.

“Ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se nga koha e cekur, kur nga familjarët e sajë ishte raportuar si e zhdukur, ka  bashkëjetuar me një të dyshuar mashkull  kosovar i moshës rreth 34 vjeç. Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policë së Kosovës.

-Advertisement-

Ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy