Lajme

Gjilan, u merret leja për tre muaj dy shoferëve që tejkaluan në vijë të plotë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 16 September 2023

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në dy raste në ndara ka hasur në dy kundërvajtës në trafik të cilët kanë bërë tejkalime në vijë të plotë me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ndaj dy ngasësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe masa të përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera