Lajme

Gjilan, të gjitha rrugët të hapura dhe të kalueshme

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 10 December 2017

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të gjitha rrugët në Gjilan janë të kalueshme.

“Pas reshjeve të borës, operatori i kontraktuar nga Komuna e Gjilanit është duke punuar në terren dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme deri në këtë moment”, thuhet në një njoftim.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se deri tani nuk është paraqitur asnjë problem, përfshirë hyrje daljet, të gjitha rrugët brenda qytetit dhe fshatrave, e as në ato ndërkomunale.

-Advertisement-

Tutje në komunikatë thuhet se qytetarët që eventualisht mund të hasin në ndonjë problem, luten që të kontaktojnë numrin kujdestar të Komunës, cili është i hapur 24 orë: +37744291537.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera