Gjilan, Prokuroria po heton listat e veteranëve
Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 03 September 2018
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka pranuar rastin, në të cilin dyshohet se ka manipulime me listat e veteranëve të luftës, e që është në kompetencë të kësaj prokurorie.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka caktuar një prokuror, i cili ka filluar të merret vetëm me këtë rast, e cila ka të bëjë me çështjen e përfitimeve dhe abuzimit të listave me veteranët e UÇK-së, pasi që dyshohet se në ato lista ka persona që kanë marrë statusin e veteranit, edhe pse nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në luftë.
Vlen të theksohet, se çështja në fjalë ka të bëjë me Zonën Operative të Karadakut, e cila në përbërjen e saj ka pasur tri Brigada: “Brigada 171”, “Brigada 172” dhe “Brigada 173”.
Prokurori i çështjes është në identifikim e sipër të komandantëve të këtyre brigadave, si dhe përgjegjësit e Zonës Operative të Karadakut. Po ashtu, është në hetim e sipër edhe identifikimi i numrit të aplikantëve, të cilët e kanë fituar statusin e veteranit, e që dyshohet të jenë rreth 400 aplikacione të tilla.
Kryeprokurori Maloku, ka thënë se ky rast së shpejti do të përfundojë dhe të ndriçohet kjo çështje, që ka shqetësuar jo vetëm qytetarët e këtij regjioni, por tërë opinion publik.
Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo çështje, do të hetohet deri në ndriçimin e plotë, në mënyrë që të zbulohen të gjithë akterët të cilët dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga ky rast.
Të tjera
-
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është
Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël....
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...