Lajme

Gjilan: Policia arreston një person, tentoi të manipulonte procesin zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 11 June 2017

Policia nga rajoni i Gjilanit ka arrestuar një person në Komunën e Gjilanit pasi ky i fundit kishte tentuar të manipulojë me procesin zgjedhor gjatë votimit,

Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“E kemi ndalë një votues. Në një vendvotim ka bërë zhurmë, duke tentuar të manipulojë me fletëvotimin. Kinse i është dhënë fletëvotimi i plotësuar. Ne kemi verifikuar dhe është blloku pak procesi. Është në masën e arrestit për momentin,” shprehet Maloku për arbresh.info.

-Advertisement-

Gjatë ditës edhe policia dhe prokuroria kanë raportuar për raste të hetimit për manipulim të procesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera