Lajme

Gjilan, nëna dyshohet për vrasje të foshnjës

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 28 October 2017

Një grua nga Gjilani dyshohet se e ka vrarë foshnjën e saj të gjinisë mashkull, njofton Klan Kosova.

“Me 27.10.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta dyshohet se me datën e cekur në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Klan Kosova.

“E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore”.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera