Lajme

Gjilan, ndihmohen familjet me nevojë

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 22 August 2018

Në kuadër të festës së Kurban-Bajramit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Gjilanit, u del në ndihmë rasteve më të rënda sociale, të cilat kanë nevojë për ushqim, përmes donacionit të shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, e cila në Gjilan ka ndihmuar edhe herëve të tjera familje të shumta.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemajli, ka thënë se në ditën e dytë të Kurban-Bajramit po përfitojnë 120 familje, kurse në javën e ardhshme edhe 100 të tjera.

“Sot shpërndajmë mish për 120 familje, në sasi prej 5 kilogramësh për secilën familje. Edhe me datën 29 gusht kemi marrë tashmë konfirmimin dhe janë paraparë që të shpërndahet mish përmes shoqatës “Relief Islamik Kosova”, ku do të përfitojnë edhe 100 familje tjera në sasi prej 7 kilogram për familje”, tha ai.

-Advertisement-

Këto ndihma në festën e Kurban Bajramit dhe ato të datës 29 gusht po e bëjnë më të lehtë edhe misionin e Komunës që ka caktuar muajin e solidaritetit dhe humanizmin, që të ndihmohen familjet në nevojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera