Lajme

Gjilan mbetet pa uji, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 14 January 2020

Në disa lagje të Komunës së Gjilanit nuk do të kenë ujë gjatë pasdites së të martës.

Kështu ka njoftuar kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidromorava’, shkruan Gazeta inFokus.

Idriz Seferi, Livoç i ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve janë lagjet që do t’iu ndërpritet uji.

Kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU Velekincë deri në Gjilan.

Ndërprerja me furnim me  ujit do të bëhet nga ora 16:00 deri 00:00./Gazeta inFokus/

Të tjera