Lajme

Gjilan: Kapen në flagrancë dy gra që kishin pranuar para për shërbime seksuale

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 09 May 2023

Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy gra të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale.

Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit, pasi sipas policisë në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura.

Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION /BASHKËKRYERJA/Gjilan 08.05.2023 – 19:30. Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura. Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera