Lajme

Gjilan, i akuzuari për narkotikë s’e pranon fajësinë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 20 October 2018

Halil Tërstena nga Gjilani nuk e pranoi fajësinë për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.

Në seancën gjyqësore të së premtes, pasi iu lexua aktakuza, Tërstena deklaroi: “kam kuptuar në tërësi përmbajtjen e aktakuzës dhe për veprat penale me të cilën ngarkohem nuk e pranoj fajësinë, sepse të njëjtat nuk i kam kryer”.

Në këtë gjykim i akuzuar është edhe Endrit Gagica nga Gjilani. Edhe pse i ftuar në mënyrë të rregulltë, ai mungoi në seancën e djeshme. Sipas fletëdërgesës së paraqitur në shkresat e lëndës, u vërtetua se ai kishte pranuar ftesën për këtë gjykim, por mungesën e tij nuk e kishte arsyetuar.

-Advertisement-

Lidhur më këtë, prokurori Isuf Sadiku propozoi që ndaj tij të lëshohet urdhëresë për sjellje me dhunë. Gjyqtari Islam Thaqi, aprovoi propozimin e Prokurorisë që për seancën e radhës, i pandehuri Endrit Gagica me urdhëresë të sjellet me dhunë në gjykatën e Gjilanit.

Sipas pikës 1 të aktakuzës së Prokurorisë së Gjilanit, Halil Tërrstena akuzohet për veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe substancave psikotropike, sepse, më datë 2 maj të viti 2012, gjatë një bastisje në shtëpinë e tij, policia kishte gjetur substancën narkotike të llojit “ Marihuanë” prej 4.1 gram, e mbështjellur me një qese të najllonit, e cila ishte vendosur në një nxemje të rrymës. Ku më pas ishte konfiskuar.

Sipas pikës 2 të aktakuzës, Halil Tërrstena dhe Endrit Gagica nga Gjilani, më datë 01 Maj 2012, në Gjilan afër “ Tv Meni” me marrëveshje paraprake, pa autorizim me qëllim shitjeje, Halil Tërrstena, 11 qese të najllonit në sasi prej 24.2 gram ia shetë Endrit Gagicës në shumë prej 30 eurove, në atë mënyrë që ky i fundit, sasinë e substancës psikotropike të llojit “ marihuanë” të blerë nga nga Halili e vendos në xhepin e djathtë, dhe pas bastisjes nga ana e pjestarëve të policisë, me rastin e kontrollit e njëjta sasi i gjendet në posedim.

Me çka në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe substancave psikotropike, nga neni 229 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës.

Gjyqtari vendosi që, seanca e sotme fillestare për të pandehurin Endrit Gagica të caktohet për datën 30 nëntor ora 10 e 30 min. Kurse, shqyrtimit i dytë gjyqësor do të mbahet sipas rrjedhojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera