Lajme

Gjilan/ Gruaja e raporton kunatin e saj në polici, thotë se e ka fyer

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 11 August 2022

Një grua nga Gjilani ka njoftuar në polici se kunati i saj me të cilin kanë shtëpinë në një oborr e ka fyer, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti thuhet që të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 e po cilësohet si “Dhunë në familje/Ngacmim”.

“Ankuesja femër, ka raportuar se është fyer nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin  kanë shtëpitë në të njëjtin oborr. I dyshuari është intervistuar dhe me pas me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë  të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera