Lajme

Gjilan, arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 04 July 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 03.07.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin F.TH. (1991) shtetas i Kosovës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të tetë urdhëresave, të lëshuara nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Kamenicë me dënim burgimi tre (3) muaj e dymbëdhjetë ditë për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

-Advertisement-

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera