Rozë

Gjiko zbulon çfarë fshihet pas imazheve ku ishte në spital (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 24 June 2021

Reperi i njohur, Gjiko, i shqetësoi fansat e tij teksa publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej në spital. Ai shfaqej i shtrirë në barelë teksa dilte nga ambulanca, duke u ankuar për dhimbje.

Por, me vazhdimin e videos, u kuptua se kjo ishte një mënyrë e zgjedhur nga Gjiko për të njoftuar projektin e ri muzikor. Madje reperi ka zbuluar se ka bashkuar forcat me këngëtarin e dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, dhe fansat tashmë po e presin me padurim.

“Isha te spitali, më thanë ti je mirë, por kënga shumë e smut”,- shkroi artisti krahas postimit. Në këtë postim vihet re edhe komenti i Ermalit: “Hahahahahahahaha sje nrm…. ama as kjo kange sosht normal ???”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera