Rozë

Gjiko sjell këngë hip-hop me djalin e tij 5 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 12 June 2024

Reperi i njohur Gjiko ka njoftuar se do publikojë një këngë të re që premton të sjellë një frymë të freskët në skenën e muzikës shqiptare.

“Baby Shark” nuk është thjesht një këngë e radhës, por një projekt që sjell bashkë dy gjenerata. Gjiko vjen në bashkëpunim me djalin e tij të vogël, Zërin, i cili pavarësisht moshës, po hedh hapat e parë në botën e muzikës.

Trailer-i i këngës, i cili u publikua në llogarinë e Instagramit të Gjikos, u prit shumë mirë nga ndjekësit që mezi po e presin publikimin e kësaj kënge.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera