Rozë

Gjiko i propozon fejesë Elita Rudit: Ajo tha “Po”

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 29 June 2018

 

Reperi i njohur Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi ka tash e sa kohë që janë në lidhje.

Dyshja e kanë bërë të ditur që në fillimet e tyre lidhjen, teksa janë parë shpesh herë bashkë nëpër evente, rrugët qytetit apo edhe në pushime.

-Advertisement-

Duket se data e djeshme ka qenë më e veçanta për çiftin, kjo pasi reperi nga Peja ka vendosur t’i propozojë fejesë të dashurës së tij.

Gjithçka ka ndodhur në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës, ku Elita festoi njëherësh ditëlindjen e saj të 25-të.

Gjiko ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në gjunjë teksa i propozon fejesë bukuroshes Rudi.

“Ajo tha Po”, ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se Elita ka pranuar tashmë unazën e tij të fejesës.

Imazhi në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe urime të shumta nga fansat e çiftit.

Ndërkohë edhe vet Elita ka publikuar imazhe në rrjetin social Instagram, ku shfaq momentin e propozimit dhe unazën e diamantit në dorën e saj.

Foto: Elita Rudi/Instagram

“Kështu që unë thash Po”, ka shkruar prezantuesja Rudi në mbishkrimin e fotografisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera