Rozë

Gjiko bën shaka duke treguar për mënyrën që ka gjetur se si të freskohet para koncerteve në plazh

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 25 July 2022

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, është mjaft i angazhuar gjatë verës me koncerte e mbrëmje muzikore të shumta.

Duke qenë me gjithë këto angazhime, shpesh atij i bie të udhëtojë dhe të mbajë koncerte gjatë ditës edhe në temperatura të ngrohta.

Një gjë e tillë ka ndodhur në paraqitjen e tij të fundit, ku ai ka kënduar së bashku me Melinda Ademin, në një koncert në plazh.

-Advertisement-

E duke qenë se temperaturat gjatë të dielës ishin tejet të larta, ai shfrytëzoi rastin për të bërë një shaka pikërisht me këtë pjesë.

Reperi Gjiko publikoi një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqej duke futur këmbët e tij në një legen me akull të ftohtë.

Për shaka, ai shkroi se kjo është një mënyrë se si të përballohet i ngrohti i ditëve të sotme.

Më pas, i njëjti publikoi në InstaStory edhe një tjetër fotografi, ku tregonte se shembullin e tij e kishin ndjekur edhe miqtë e tij, transmeton telegrafi.

Gjiko përndryshe së fundmi publikoi një bashkëpunim me Young Zerkën, të titulluar “Dallavere”, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera