Sport

Gjiganti zviceran insiston për transferimin e Kasamit

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 16 July 2017

Pajtim Kasami është duke kaluar ditët e fundit tek skuadra greke Olympiakos.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane nuk është në planet e trajnerit Besnik Hasi.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin zviceran ku ka bërë karrierë edhe më parë.

Gjiganti zviceran, Grasshopper është duke insistuar për transferimin e Kasamit në elitën e futbollit helvetik.

-Advertisement-

Mediat zvicerane kanë raportuar se krerët e klubit kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit për një kontratë katër vjeçare.

Kasami pritet të nënshkruajë me Grasshopperin deri në vitin 2021, ndërsa për të do të ishte një rikthim në Superligën e Zvicrës.

Kujtojmë që vitin e fundit Kasami ishte i huazuar në Championshipin anglez tek Nottingham Forest.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera