Lajme

Gjiganti teknologjik Amazon e njeh zyrtarisht Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 31 December 2024

Oda Amerikane në Kosovë dhe Zyra e Presidencës kanë njoftuar se Kosova ka fituar njohje zyrtare nga kompania teknologjike, Amazon, ku është përfshirë në të platformat e saj.

Sipas njoftimit, me përfshirjen në të gjitha platformat e Amazonit, Kosova shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit

“Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor 2024, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe përfaqësuesve të gjigantit teknologjik Amazon në Ëashington D.C., SHBA”.

-Advertisement-

“Këto diskutime janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Task Forca për Diplomacinë Digjitale, një iniciativë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje të rëndësishme nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se prania e Kosovës në platformat “Amazon” u mundëson individëve dhe bizneseve kosovare ta zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të prezantojnë produktet vendore para një audience globale, duke nxitur rritjen ekonomike dhe inovacionin.

“Ky zhvillim gjithashtu lehtëson qasjen për konsumatorët, të cilët tani mund të lidhen pa pengesa me një nga platformat më të mëdha të tregtisë elektronike në botë si dhe përdorimin e shërbimeve si Amazon Web Services (AWS), Amazon Alexa, etj. Ky përparim është një dëshmi e qartë e fuqisë së diplomacisë dhe bashkëpunimit publiko-privat në avancimin e interesave ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës

Presidentja, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, po zhvillon takime të vazhdueshme edhe me platforma të tjera të rëndësishme digjitale, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e sektorit të biznesit në vend dhe ekosistemit digjital në përgjithësi”, thuhet në njoftim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera