Sport

Gjiganti anglez gati të paguajnë 80 milionë euro për Dembelen

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 28 March 2020

Ousmane Dembele duket se nuk është më në planet e Barcelonës dhe do të shitet në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi francez më shumë po qëndron i lënduar se sa po luan te Blaugranasit dhe të këta të fundit duket se janë lodhur nga kjo situatë.

Sipas Liverpool Echo, Jurgen Klopp është admirues i lojës së 22-vjeçarit dhe po tenton të transferojë atë në Anfield Road.

-Advertisement-

Trajneri gjerman ka kërkuar nga bordi i Liverpoolit që të transferojnë Dembelen, derisa thuhet se janë të gatshëm që të paguajnë 80 milionë euro për transferimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera