Lajme

Gjetja e eshtrave të njeriut në Bishtazhin të Gjakovës, deklarohet ministrja Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 04 October 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipet mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre.

“Lokacioni në Bishtazhin ka qenë varrezë masive primare ku kanë qenë të varrosur viktimat nga Gjakova me rrethinë, të cilët gjatë pranverës së vitit 1999 janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në territorin e Serbisë ku edhe janë gjetur shumica prej tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

-Advertisement-

Për gjetjen e eshtrave ka njoftuar fillimisht Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka bërë të ditur se pas analizave të ADN-së, do të dalin me njoftim për rezultatet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera