Gjethet e rrushit/ Përdorimet kundër reumatizmës
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 30 August 2021
Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri sidomos për dashamirësit e japrakut ose dollmasë. Por gjethet e rrushit kanë edhe përdorime të tjera mirëbërëse, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull.
Këto gjethe janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ato i gjejmë të paketuara në enë të ndryshme, por varianti më i shëndetshëm është padyshim ai i freskëti. Gjethet e rrushit shijojnë më shumë kur zihen në avull ose ujë.
Vlerat kundër inflamacionit
Gjethet e rrushit luftojnë inflamacionin. Inflamacioni kronik është faktori kryesor i disa sëmundjeve si ato të zemrës dhe Alzhaimerit. Inflamacioni shkakton edhe artritin dhe sëmundje gastrointestinale. Stili i jetesës dhe genet janë kontribues në shfaqjen dhe zhvillimin e inflamacionit, por një ushqyerje e shëndetshme me ushqime që nuk shkaktojnë inflamacion është strategjia më e mirë për t’i qëndruar larg sëmundjeve të rrezikshme.
Vlerat ushqyese të gjetheve të rrushit
Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori. Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Gjethet e rrushit janë një burim i mirë ushqyesish. Aty gjenden vitaminat C, E, A, K dhe B6 përfshirë niacinën, hekurin, fibrën, riboflavinën, folatin, kalciumin, magnezin, bakrin dhe manganin. Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer.
Nivele të ulëta të glicemisë
Një racion me gjethe rrushi ka shumë ushqyes dhe ndikon në kufizimin e nivelit të sheqernave në gjak. Mbajtja nën vëzhgim e sheqernave në gjak është e rëndësishme, veçanërisht për ata që vuajnë nga diabeti e që duhet të kontrollojnë ndikimin e çdo ushqimi në nivelin e sheqerit. Një njeri i rritur dhe shëndetplotë duhet të ketë një nivel glicemie në 100 ose më pak, rrjedhimisht gjethet e rrushit janë zgjidhje shumë e shëndetshme.
Pamjaftueshmëria kronike e venave
Një studim i vitit 2010 nga Departamenti i Dermatologjisë në Universitetin e Freiburg në Gjermani doli në konkluzionin se ekstraktet e gjetheve të rrushit zvogëlonin edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria kronike e venave, një sëmundje kronike që prish ekuilibrat e qarkullimit të gjakut. Kur gjaku has pengesa dhe nuk arrin dot në zemër, këmbët enjten dhe preken nga edema. Zvogëlimi i edemës ul barrën e rëndë në vena dhe sistemin vaskular.
Përdorimet kundër reumatizmës dhe sëmundjeve të tjera
Gjethet e rrushit, veçanërisht ato të rrushit të kuq, janë përdorur prej shekujsh dhe përdoren në mjekësinë bimore kunder dhimbjeve të kockave. Gjethet e rrushit përdoren si çaj kundër diaresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmën, dhimbjet e kokës dhe etheve. Ju mund t’i thani vetë gjethet e rrushit duke i lënë ato në diell.
Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara të ziera në 250 ml ujë do të mjaftojnë për një kupë çaji.
Kujdes
Lajini gjethet e rrushit me ujë të bollshëm përpara përdorimit apo tharjes. Nëse keni blerë gjethe rrushi të paketuara, përpara përdorimit shpëlajini mirë për të hequr natriumin e tepërt./AgroWeb
Të tjera
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...