“Gjetët prova për vrasjen?”! Përgjimet që fundosën biznesmenin dhe ish-shefin e operacionales, dalin bisedat me Vis Martinajn
Autori: Gazeta inFokus
14:55 | 28 Korrik 2023
Zbardhen detaje nga dosja e SPAK, që çoi në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega.
Panorama Tv raporton se Oltion Bistrit, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn.
Ish-drejtori i Lezhës dhe Durrësit i jepte Martinajt informacione, edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij.
Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbegajn duke e pyetur nëse ka prova.
Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?
Ardit Hasanbega: Ja po hetojmë…
Pëllumb Gjoka: keni gjetur prova.?
Ardit Hasanbega: Po disa, të vogla…
Pëllumb Gjoka: Lëre mos u merr më me të.
Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lika mësohet se Pëllumb Gjoka komunikonte me të.
Prokurori mësohet se ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet. Gjithashtu ndërhynte edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.
Përgjimet kanë zbuluar se vrasja e Gjin Ndojt në prill të 2020 është porositur nga Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin SkY.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...































