Lifestyle

“Gjeta email e dashnores së burrit, u shokova nga ajo që mësova më pas”

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 10 October 2017

Një vajzë i ka shkruar psikologes së The Sun se ka zbuluar tradhëtinë e burrit dhe jetën e tij paralele, në të cilën ka 4 fëmijë. Ajo thotë se e do ende bashkëshortin dhe nuk di se si t’ja bëjë.

Letra
Sapo kam zbuluar se burri im ka pasur një jetë paralele për 15 vjet rresht, që ka lindur katër fëmijë me të dashurën e tij gjatë gjithë kohës që ne kemi qenë të martuar. Më shokoi kjo kur e mësova dhe nuk po di si ta marr veten. Mendova se çdo gjë shkonte mirë me ne. Isha 31 vjeç dhe ai ishte 33 vjeç kur u martuam në një dasmë përrallë në Bahamas. Kemi një djalë që është 12 vjeç. Do të thoja se kemi qenë mjaft të lumtur gjatë këtyre viteve. Jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë e mirë dhe nuk mund ta imagjinoj pse ai do të kërkonte seks diku tjetër jashtë martesës. Më e keqja është se, me sa duket, ajo gjithnjë na ka njohur, mua dhe fëmijën tonë. Unë, nga ana tjetër, nuk e kisha idenë se ajo ekzistonte derisa kuptova rastësisht kur burri im la një email që kishte marrë prej saj, hapur.

Pse burrat e martuar nuk i lënë gratë e tyre për dashnoret? Mos shpresoni kot!
Ai nuk mund të më jepte një shpjegim të qartë kur e pyeta, por mezi e mora vesh të vërtetën. Nuk mund t’i besoja veshëve për atë që po dëgjoja. Ai më ka mashtruar përgjatë gjithë jetës. Ndihem si një budallaqe që i kam besuar.
Ai thotë se nuk ka më ndienjë për gruan tjetër, por është i sigurt se nëse i jep fund takimeve me të, ajo do ta ndalojë të shohë fëmijët e tyre. Brengosem për fëmijët sepse janë të pafajshëm në gjithë këtë histori. Ai thotë se fle në një dhomë tjetër kur e viziton nënë e 4 fëmijëve të tij dhe e sheh atë vetëm për hir të fëmijëve. Jam aq e hutuar dhe e zemëruar, por di që ende e dashuroj burrin tim. Përgjigja e DEIDRE: Ti dhe burri keni shumë biseda për të bërë. Nëse ai dëshiron të kthehet me ju, duhet të punojë për t’ju ndihmuar të keni besim tek ai. Dhe nëse doni që ai të kthehet, duhet të jeni në gjendje të besoni se ai është i sinqertë me ju dhe nuk po e vazhdon më një jetë të dyfishtë. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera