Lajme

Gjesti njofton se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kompanisë ‘Onima’ për kontrata të nënshkruara pa autoritetin e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 30 March 2026

Pas konsultave me avokatët e tij, artisti dhe këngëtari Gjesti ka njoftuar se sot në orën 14:00 do të dorëzojë një kallëzim penal ndaj kompanisë Onima, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Gjesti ka deklaruar se ata kanë nënshkruar kontrata pa dijeninë dhe pa autoritetin e tij lidhur me drejtat e autorit për disa veprime të tjera.

“Pas konsultave me avokatët e mi, sot në ora 14:00 në prokurori do të dorëzojmë një kallëzim penal ndaj kompanisë Onima, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj – të cilët pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontrata rreth të drejtave të autorit për të gjitha veprat e mia.”

-Advertisement-

Gjesti ftoi mediat e interesuara që të drejtojnë pyetje për këtë çështje dhe tha se ai dhe avokati i tij do të përgjigjen për të gjitha pyetjet që kanë lidhje me këtë çështje.

“Mediat e interesuara i presim për të gjitha pyetjet që kanë rreth kësaj çështjeje, ku unë dhe avokati im do t’i përgjigjemi të gjitha pyetjeve.”

Ky veprim i Gjesti vjen pas një periudhe të gjatë hulumtimi dhe konsultash me ekspertët ligjorë për të mbrojtur të drejtat e tij si artist dhe për të sqaruar çdo keqkuptim që mund të ketë lindur rreth kontratave të nënshkruara nga palët e treta pa miratimin e tij./Gazeta Infokus

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy