Gjesti flet për herë të parë për incidentin: Kërkon falje dhe paralajmëron padi ndaj Onima-s
Autori: Gazeta inFokus
19:37 | 19 March 2026
Këngëtari i njohur, Gjestti, ka reaguar publikisht pas incidentit të fundit që ka shkaktuar reagime në rrjet dhe në industrinë muzikore, duke pranuar se ka gabuar dhe duke kërkuar falje për situatën e krijuar.
Përmes një deklarate në InstaStory, ai është shprehur se periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për të dhe se ndjen keqardhje për shqetësimin që ka shkaktuar, sidomos ndaj stafit të tij. “Po du me pranu që kom bo gabim dhe kërkoj falje… m’vjen shumë keq dhe jam shumë pishmon”, ka thënë ai, duke theksuar se nuk është natyrë e tij të sillet në atë mënyrë.
Në të njëjtin reagim, Gjesti ka zbuluar se tashmë ka nisur procedura ligjore ndaj kompanisë muzikore “Onima”, të cilën e akuzon për keqtrajtim ndër vite, borxhe dhe dëme të shkaktuara.
Ai ka bërë të ditur se së bashku me menaxhmentin dhe avokatët në Britani, janë duke ndjekur këtë çështje në rrugë ligjore, ndërsa ka paralajmëruar se shumë detaje të tjera do të bëhen publike në vazhdim.
Megjithatë, artisti ka theksuar se pavarësisht situatës, nuk do të ndalet dhe se muzika e tij do të vazhdojë, duke shtuar se drejtësia do të triumfojë.
Reagimi i i plotë:
SQARIM:
Periudha e fundit nuk u kon ma e lehta per mu, edhe pe ndjej t’nevojshme me adresu cka ka ndodh.
Fillimisht po du me pranu qe kom bo gabim edhe kerkoj falje per shqetesimin qe e kom shkaktu te stafi. M’vjen shume keq edhe jom shume pishmon. Une nuk jom njeri i tille edhe vec ni torture e madhe qe nuk u nal kurr ka mujt me m’pru ne at gjendje.
Faleminderit prej zemres per krejt mesazhet dhe mbeshtetjen, m’keni jep force n’momentet t’vshtira. Ni falenderim i vecante shkon per avokatet e mi, Burimin Azemin dhe Artan Çerkini, per profesionalizmin edhe perkrahjen e vazhdueshme.
N’bashkepunim me label, menaxhmentin, edhe avokatat tone ne Britani, kemi nis procedura ndaj kompanise Onima per krejt keqtrajtimet nder vite, borxhet (tu e perfshi edhe borxhin aktual), mundesite e humbuna dhe damet e shkaktume. Ka shume sene qe hala nuk i dini, po qe keni me i kuptu shume shpejt.
Muziken s’munet me ma nal kerkush, sidomos jo njerezit edhe kompanite qe e kane per qellim me i shkatrru artistat edhe me e njollos industrine e muzikes.
Gjate ksaj kohe qe jemi n’gjyq koft nevoja edhe vec n’TikTok e Instagram kom me i postu kangt e mia, e pa muzike s’ju lo.
Ju du shume! Drejtesia ka me fitu, si gjithmone.

T� tjera
-
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kr...
-
Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”
Lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte ar...
-
Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më...
-
Thellohet papërgjegjësia institucionale: Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë...
-
Ajrina Gashi denoncon poshtërimin sek*sual nga ish-kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it: Prokuroria e hodhi poshtë rastin
Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publiku...
-
Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rin...
-
Ministria e Fitore Pacollit gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar...
-
Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve me dyer të mbyllura
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovë...
-
Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është bashkuar reagimit të Grupit për S...
-
Pesë raste të dhu*nës në familje në raportin 24-orësh të Policisë – gra të kërcënuara e të sulmuara, një i dyshuar në arrati
Dhuna në familje vazhdon të jetë një shqetësim serioz në Kosovë. Vetëm në rap...
-
E kërcë*noi dhe e sul*moi fizikisht partneren në Gjakovë, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari
Një grua në Gjakovë ka raportuar se është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga...
-
E kanosi ish-bashkëshorti, gruaja kërkon ndihmën e Policisë në Pejë- i dyshuari ende në arrati
Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se është kanosur nga ish-bashkëshorti...































