Lajme

Gjest shembullor: Babë e bijë pastrojnë Memorialet në Krushë e Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 25 October 2020

E quajnë Zana, ditëve të fundit ajo është ballafaquar me probleme shëndetësore, por derisa gjendja e saj po përmirësohet, vogëlushja ka vendosur të bëj një vepër mjaftë humane, shkruan Indeksonline.

Ajo bashkë me babanë e saj, Selami Hotin, këtë vikend e kanë shfrytëzuar që t’i vizitojnë edhe Memorialet në Krushë e Rahovec.

Veç kësaj, babë e bijë, madje edhe pastruan varrezat e dëshmorëve.

-Advertisement-

Është vet Selamiu ai që ka publikuar disa fotografi, dhe një mbishkrim në Facebook.

“Pasi që Zana po ndjehet më mirë, këto ditë vizituam Memorialet në Krushë e Rahovec.

Pak edhe pastruam këto vende të shenjta të cilat duhet t’i mirëmbajmë së pari vetë në familjarët e pastaj edhe vizitorët që i nderojnë të rënët tanë për liri.

Lavdi të rënëve, e ne të bëjmë më shumë kujdes”, shkruan Hoti, i cili është edhe kryetar i fshatit Krushë e Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera