Gjest i mirë i Ramiz Lladrovcit (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 13 June 2017
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci qysh nga marrja e postit, ka marr vendime të shumta që herë janë pëlqyer e herë janë kritikuar, por që në përgjithësi kanë qenë në përputhje me ligjin.
Ai sot është detyruar të thërras komandantin e policisë së Drenasit nga i cili ka kërkuar një patrullë policore për të intervenuar në largimin e disa veturave nga oborri i shkollës.
Vet Lladrovci ka konfirmuar për Indeksonline se sot ishte për vizitë në shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci”, ku ka vërejtur disa parregullsi.
“Kam qenë për vizitë në shkollën teknike ‘Fehmi Lladrovci’ sot për të parë klasat e shkollave se janë të përgatitura për testin shtetëror të maturës që do të mbahet nesër. Nga hyrja zyrtare e objektit të shkollës së mesme të lartë, i kemi vërejtur një grumbull makinash të vendosura në hapësirën gjelbëruese të shkollës dhe para objektit të shkollës ku ndalohet vendosja e automjeteve”, ka thënë Lladrovci.
Sipas tij, kjo mund të vërtetohet edhe përmes videoincizimeve të shkollës si dhe fotove që zyrtarët e komunës i kanë bërë gjatë vizitës.
“Ne nuk kemi marr asnjë hap të kundërligjshëm, unë si kryetar komune kam telefonuar komandantin e stacionit policor të Drenasit dhe i kam kërkuar ta dërgoj një patrullë për t’i larguar makinat nga zona e gjelbërimit dhe nga hyrja e shkollës ku është ndaluar parkimi, sepse atje është parkimi mjaftueshëm i madh jo vetëm për veturat e personelit mësimor por edhe më shumë”, ka shtuar i pari i Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.
“Policia ka pranuar një ankesë për largim të automjeteve të parkuara ilegalisht në afërsi të një shkolle dhe kësaj kërkese i jemi përgjigjur pozitivisht”, kanë thënë zyrtarët policor për Indeksonline.
Lladrovci tutje ka bërë të ditur se ka paditur një person për shpifje ndaj tij dhe se pret që të merren masa.
“Personat që kanë bërë postime në rrjete sociale tanimë i kam dërguar në polici dhe kam ngritur padi për shpifje. Kam ngrit padi ndaj profesorit të kësaj shkolle të lëndës Edukatë Fizike, Nexhmedin Balaj. Unë nuk e kam pasur për qëllim të pengoj mbledhjen e arsimtarëve sepse unë e vlerësoj shumë punën e arsimtarëve, sidomos atyre të Drenasit e Drenicës, të cilët kanë dhënë shumë dhe kanë përgatitur fëmijët tanë, të cilët sot janë në institucione të Kosovës”, ka thënë tutje Lladrovci.
Madje, ai theksoi se ka nisur përgatitjet që 1 mijë e 700 mësimdhënësve që kanë dhënë mësim t’iu jap mirënjohje, vendim ky për të cilin Lladrovci thotë se i ka penguar dikujt që është përfshirë në llumin e punëve të pista dhe nxjerr postime kinse ai ka pengu procesin e mbajtjes së mbledhjes së arsimtarëve. Mirënjohjet do të jepen për të gjithë mësimdhënësit në Drenas të shkollës së parë shqipe në këtë komunë e cila është hapur diku në vitin 1926./Indeksonline/
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...