Lajme

Gjest i fisnik i familjes Hoti, falë gjakun e 4 vjeçarit

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 05 March 2021

Familja e 4-vjeçarit që vdiç dje pasi u aksidentua nga një makinë, sot ia ka zgjatur dorën e pajtimit familjes së personit i cili goditi fëmijën.

Ky akt human erdhi sot para varrimit të fëmijës, ku familja Hoti nga Carralluka dhe familja Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës, nuk lanë vend për llogari të hapura hakmarrëse, mes tyre.

Falja e gjakut dhe rasteve tjera të ngjashme janë karakteristikë e banorëve të Malishevës.

-Advertisement-

Kujtojmë se fëmija 4-vjeçar u aksidentua nga një makinë në Carrallukë të Malishevës, teksa po ngiste biçikletën, ndërsa varrimi i të ndjerit u bë sot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera