Lajme

Gjermania shënon rekord të rasteve me Covid-19 për të tretën ditë radhazi

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 17 October 2020

Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për të tretën ditë me radhë me 7.830 raste të reja në 24 orët e kaluara. Të premten u shënuan 7.334 raste, ndërsa të enjten u shënuan 6.294.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 33 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 9.734, shkruan The Guardian. Një ditë më parë u shënuan 24 të vdekur.

Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.

-Advertisement-

Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.

Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me virusin e ri, por ka dukshëm më pak viktima se vendet që ndodhen në krye të listës si Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera