Gjermania rekomandon vetëm vaksinën Pfizer për grupmoshën nën 30 vjeç dhe gratë shtatzëna

Autori: Gazeta inFokus
11:51 | 13 November 2021
Komiteti gjerman për Vaksinimin (STIKO) ka rekomanduar se të rinjtë nën moshën 30 vjeç duhet të marrin vetëm vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga BioNTech-Pfizer, shkruan DW.
Vendimi erdhi pasi studimet treguan një numër më të rrallë të inflamacioneve të muskulit të zemrës tek të rinjtë sesa me vaksinën Moderna. Megjithatë, njerëzit mbi 30 vjeç nuk kanë rrezik të shtuar të problemeve të zemrës pas vaksinimit me Moderna, tha STIKO.
Të dhënat përfshijnë rezultatet e publikuara nga Paul Ehrlich Insitute, agjencia qeveritare përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin e efekteve anësore dhe komplikimeve të vaksinës.
STIKO tha se rekomandon gjithashtu që gratë shtatzëna, pavarësisht nga mosha e tyre, të vaksinohen vetëm me vaksinën Biontech-Pfizer.
Në një deklaratë, agjencia tha se rekomandimi vlen si për vaksinat fillestare ashtu edhe për dozat përforcuese.
Draft-rekomandimi do t’i shkojë shteteve gjermane dhe një grupi tjetër ekspertësh për shqyrtim dhe, ndoshta mund të rishikohet.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vonuar miratimin e vaksinës Moderna për të rinjtë, megjithëse javën e kaluar ato rekomanduan përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, pas shqyrtimit të rreziqeve të miokarditit.
Moderna është e ndaluar aktualisht për përdorim te të rinjtë në vendet skandinave.
Në Danimarkë për personat nën 18 vjeç, në Suedi për nën 30 vjeçarët, ndërsa në Finlandë kufizimi vlen vetëm për meshkujt nën 30 vjeç

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...