Gjermania reagon pas deklaratave të Borell për idenë e prekjes së kufijve
Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 07 May 2020
Nga Qeveria gjermane që drejton kancelarja Angela Merkel thonë se mbështesin dialogun e drejtuar nga Bashkimi Evropian dhe se janë për një marrëveshje e cila është në të mirën e serbëve dhe shqiptarëve dhe që nuk cënon stabilitetin e rajonit. Një qëndrim të tillë nga Berlini zyrtar e kanë dhënë të pyetur rreth deklarimeve të Borell dhe rreth asaj nëse kundërshtojnë idenë e prekjes së kufijve.
Berlini zyrtar në mënyrë të vazhdueshme ka kundërshtuar idenë e lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë që kur për një nismë të tillë u fol publikisht nga Thaçi e Vuçiq në Forumin e Alpabachut në Austri në gushtin e 2018-ës.
Ideja e shumë kundërshtuar për korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh që cilësohej e rrezikshme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor konsiderohej se u varros në Samitin e Berlinit që u mbajt në fundprillin e vitit të kaluar, megjithatë deklarimet e fundit të Josep Borell, vërtetojnë atë që që disa analistë e kishin pohuar se ideja e shkëmbimit të territoreve “s’ka vdekur por është u endur si një fantazmë”.
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell,më 5 maj 2020 ka thënë se u takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin nëse dëshirojnë të flasin edhe për korrigjimin e kufijve dhe se Bashkimi Evropian nuk mund t’iu tregojë palëve se për çfarë duhet të bien dakord e për çfarë jo.
Spanjolli këto deklarata të ngjajshme me paraardhësen e tij Mogherini i ka dhënë kur është pyetur nëse është kundër prekjes së kufijve siç është edhe Gjermania.
Por cili është aktualisht qëndrimi i Gjermanisë dhe Qeverisë Federale të cilën e drejton Angela Merkel lidhur me këto dekalrata të Borell-it rreth korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?
Nga Qeveria Gjermane thonë se përkrahin vetëm atë zgjidhje e cila i shërben stabilitetit të rajonit dhe që është në të mirën e të dy popujve.
Gjithashtu nga Berlini zyrtar theksojnë se përkrahin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Qeveria Federale vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun për normalizim midis Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Synimi metetet arritja e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për një normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i shërbente popullsisë në të dy vendet dhe që do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane në pyetjen nëse Gjermania dhe Merkel kundërshtojnë idenë e korrigjimit të kufijve.
Lidhur me deklarimet e Borell sot ka folur edhe eksperti amerikan, Daniel Serwer, duke thënë se qasja moskundërshtuese e spanjollit është jo e sinqertë dhe e rrezikshme. Ai ka thënë se fatmirësisht Gjermania është kategorike kundër një ideje të tillë, megjithatë ka ngritur shqetësimet rreth asaj se çfarë do të ndodh kur të largohet Merkel nga pushteti.
Kundër prekjes së kufijve është edhe i gjithë faktori politik në vend. Nga Qeveria që drejton kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thonë se është i papranueshëm çfarëdo dialogu që synon të përfshijë brenda çështjen e ndarjes së Kosovës.
Edhe lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund të korrigjojë kufijtë e Kosovës.
Gjithë ekspertët dhe njohësit e rrethanave politike në Ballknain Perëndimor vazhdimisht kanë kundërshtuar një ide të tillë duke thënë se cënon sigurinë e rajonit dhe rrezikon të krijoj një efekt zinxhiror të destabilizimit të rajonit sin ë Bosnje, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































