Gjermania – qendra për manovrën më të madhe të NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 09 June 2023
Air Defender 23 synon të demonstrojë që në rast krize NATO mund të mbrojnë hapësirën ajrore evropiane. Manovra merr kuptim të ri për shkak të të luftës në Ukrainë.
Gjermania është zgjedhur si qendra logjistike e manovrës më të madhe në historinë e NATO-s për disa arsye. Fillimisht për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, në zemër të Evropës. Më tej për infrastrukturën ushtarake që ka që prej luftës së ftohtë. Në gjashtë aeroporte ushtarake gjermane do të stacionohen për një periudhë kohe mbi 240 avionë nga 25 shtete. Mbi 10.000 ushtarë të NATO-s do të marrin pjesë në manovër. Veç shteteve të Natos, merr pjesë edhe Suedia dhe si vëzhguese Japonia.
Aviacioni luftarak gjerman është i pranishëm me 70 avionë si dhe me helikopterë. Gjermania është vendi i vetëm që merr pjesë edhe me helikopterë në manovër. Kontigjenti gjerman është i dyti për nga madhësia në manovër. Të parat janë SHBA. Ato do të dërgojnë 100 avionë: avionë F-15, F-16 dhe avionët më modernë që kanë, F-35. SHBA kanë në Gjermani infrastrukturën më të gjerë ushtarake në Evropë. Avionët F-35 do të stacionohen për manovrën në njërën nga bazat amerikane në Gjermani, në Spangdahlem, në landin e Rheinland-Pfalzit.
Me manovrën, Natoja dëshiron të demonstrojë që në rast krize avionët e saj mund të mbrojnë hapësirën ajrore evropiane. Plani për të mbajtur stërvitjen “Air Defender”, e ka fillesën që në vitin 2018. Por manovra merr kuptim të ri për shkak të luftës në Ukrainë.
Hapësira ku do të zhvillohet manovra
Avionët e parë amerikanë mbërrijnë këto ditë në Gjermani. Manovra nis në 12 qershor dhe do të zgjasë deri në 23 qershor. DW ka mësuar se qielli i Gjermanisë do të ndahet në tri zona fluturimi, për të ushtruar rastin emergjent: në zonën mbi Gjermaninë Veriore dhe Detin Baltik, në zonën lindore dhe në një zonë më të vogël në jug të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, rreth 90 përqind e fluturimeve do të kryhen në Gjermani dhe në rajonet kufi bregdetare, në Detin e Veriut dhe Detin Baltik. Inspektori i Forcave Ajrore Gjermane, gjenerallejtnanti Ingo Gerhartz tha se “vetëm fluturime të veçuara” do të kryhen në afërsi të kufirit me Rusinë. Po ai theksoi se do të jenë plotësisht “skenare defensive”. Manovra kufizohet “në mbrojtjen e territorit të Natos”.
Manovra e NATO-s nuk është thjesht ajrore. Ka ushtrime edhe në tokë. Gjeneralejtnanti Gerhartz u tha medieve se pjesë e ushtrimeve është edhe “evakuiimi që prej një aeroporti”. Në skenarët e përgatitur bëjnë pjesë edhe mbështetja e këmbësorisë që nga ajri dhe lufta në ajër kundër avionëve armiq. Por edhe kapja e raketave me rreze të mesme veprimi nga bombarduesit e NATO-s. Mbi Detin e Veriut do të ushtrohet edhe mbrojtja nga nëndetëset dhe anijet armike.
A do të bllokohet hapësira ajrore e Gjermanisë gjatë manovrës?
Qielli i Gjermanisë është një nga hapësirat më dinamike të transportit ajror evropian dhe bllokimi do të ndihej. Është planifikuar që zonat e caktuara të manovrës, të bllokohen vetëm për disa orë, çdo ditë gjatë manovrës. Ato do të bllokohen në mënyrë të alternuar, pra jo njëkohësisht. Eksperti gjerman i aeronautikës, Clemens Bollinger i tha DW se kontrolli gjerman i trafikut ajror ka një veçori, në krahasim me shtetet e tjera evropiane. Prej 30 vjetësh, në Gjermani puna e kontrollorëve civilë dhe ushtarakë të trafikut ajror është integruar. Arsyeja është sepse hapësira ajrore gjermane është shumë e frekuentuar.Në Gjermani, fluturimet civile dhe ushtarake koordinohen çdo ditë me njëra-tjetrën në orare normale, edhe jashtë manovrave. Ndërsa në Francë, p.sh. forcat ajrore bllokojnë rregullisht zona të tëra fluturimi, për fluturime të planifikuara, madje edhe në orë normale.
Studimet gjermane të trafikut ajror kanë treguar se nuk priten anulime të fluturimeve të aviacionit civil. U tha se do të ketë më e shumta, vonesa prej “disa minutash”. Gjithashtu, për të mos cënuar qetësinë e qytetarëve, fluturimet nuk do të kryhen në fundjavë apo natën. Por vetëm ditën, dhe vetëm me një bllok prej tre orësh. Eksperti Bollinger i pyetur nga DW shtoi njëkohësisht se “se ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë vonesa, si stuhitë, faktorë të tjerë të motit, ose shumë trafik”. Edhe inspektori i Forcave Ajrore gjermane tha se edhe nëse do të ketë shmangie kohore për aviacionin civil, pasojat duhet të pranohen, në interes të sigurisë. Gjenerallejtnanti Gerhartz tha se “qëllimi i manovrës është të lejojë njerëzit të vazhdojnë të fluturojnë në pushime, në paqe dhe në liri”. Kështu që nëse do të ketë devijime oraresh për avionët civilë, ato priten të jenë të vogla. /DW/
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...