Gjermania pro shfuqizimit të unanimitetit në BE, përfiton Ballkani Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 25 March 2018
Gjermania mbështet propozimin e Jean Claude-Juncker që në çështjet e politikës së jashtme BE të mos ngec në parimin e unanimitetit. Kjo reformë mund të prek edhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka kërkuar së fundmi forcimin e pozicioni të BE në çështjet e politikës së jashtme në botë.
“Ne kemi qenë një kohë të gjatë jo të aftë për politikën botërore. Por rrethanat aktuale bëjnë që ne të përpiqemi më shumë për aftësinë tonë në politikbërjen botërore”, tha Juncker.
Evropa duhet të bëjë më shumë për të ruajtur interesat e saj, kërkon kreu i KE-së. Konkretisht Juncker synon që në të ardhmen, BE, në çështjet e “politikës së jashtme të butë”, të mos fiksohet tek parimi i unanimitetit, pra që të gjitha vendet e BE të bien dakord për një çështje të caktuar.
Sipas Junckerit, “detyrimi i unanimitetit na bën të mos e arrijmë aftësinë e politikës së jashtme në botë”.
Gjermania pro Juncker
Ndërkohë të shtunën (24.03) prononcohet edhe Gjermania mbi këtë propozim të Junckerit.
Ministria e Jashtme gjermane e mbështetë propozimin e Jean-Claude Junckerit për çështjet e politikës së jashtme, është shprehur ministrit i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) për revistën “Spiegel”, raporton DW.
Roth ka thënë se “parimi i unanimitetit ua bën të lehtë atyre që duan të fusin nga jashtë një mikrob ndarës në BE”.
Mbështetje Rothi merr nga zëdhënësi për çështjet e politikës së jashtme i Unionit CDU/CSU në Bundestag, Jürgen Hardt (CDU), i cili e pranon një reformë të tillë.
“Vendimet me shumicë do të ishin një zgjerim i mençur i politikës së jashtme evropiane, dhe do të rrisnin aftësinë vepruese të BE”, ka thënë Hardt për “Spiegel”.
Juncker, i cili këtë propozim e bëri për herë të parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, ka kërkuar në vend të unanimitetit një shumicë të cilësuar për vendimet e politikës së jashtme.
Reforma mund të prekë edhe Ballkanin Perëndimor
Ndërsa komisioneri i BE për zgjerimin, Johannes Hahn mund ta përfytyrojë praktikimin e këtij ndryshimi tek negociatat e anëtarësimit. Në vazhdën e negociatave të anëtarësimit jo patjetër duhet të gjitha vendimet të merren në formë unanime në BE, ka thënë ai po për revistën “Spiegel”.
Me shfuqizimin e parimit të unanimitetit mund “lehtësohet rruga teknike”.
Sipas tij, vetëm “vendimi final”, pra anëtarësimi, “që është kaq fundamental, do të duhej të mbetej vendim unanim”.
BE ka paraqitur së fundmi strategjinë e re për Ballkanin, duke i ofruar Serbisë e Malit të Zi një vit konkret për anëtarësimin, vitin 2025, por ka hapur perspektivën për anëtarësim më të shpejtë edhe për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, kjo nëse plotësohen kushtet dhe reformat e duhura në këto vende.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...