Gjermania po jep 10-14 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vit, e dyta në Europë
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 27 September 2024
Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u larguan në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. Pas disa vitesh, të ikurit u integruan gradualisht.
Në vitin 2008, Italia dha 63 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, ndërsa Greqia, 30 mijë. Nga shtetet e tjera, numri i lejeve ishte minimal, p.sh. Franca dha atë vit 404 dhe Gjermania, 461.
Pas periudhës 2008-2009, lejet e qëndrimit dhënë nga këto dy shtete ranë, duke reflektuar frenimin e emigracionit. Por, vala e re e emigracionit që ka përfshirë vendin pas vitit 2016 po tregon një gjeografi shumë më të zgjeruar.
Ndërsa Italia vijon të ruajë kryesimin, me rreth 30 mijë leje në vit, për herë të parë që nga viti 2020, Gjermania ka kaluar si shteti i dytë për nga numri i lejeve që jep për shtetasit shqiptarë. Në 2022, ky shtet dha nivelin më të lartë të lejeve prej gati 16 mijë, ndërsa në 2023, rreth 15 mijë leje.
Greqia në 2023 dha 12.6 mijë leje. Kroacia renditet në vend të katërt (1800), e ndjekur nga Belgjika (1240) dhe Malta me rreth 1200.
Gjermania, Kroacia dhe Malta, destinacione punësimi
Ndërsa në Greqi dhe Itali, arsyeja kryesore e lejeve mbetet ajo familjare, Gjermania, Kroacia dhe Malta po rezultojnë tërheqëse për punësim.
Në 2023, Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë (nga 14.8 mijë leje gjithsej). Mjekë, infermierë, specialistët të IT-së apo dhe të tjerë po lënë vendet e tyre të punës në Shqipëri dhe po emigrojnë me kontrata të rregullta në Gjermani. Ky i fundit ka dhënë 10 mijë leje qëndrimi për arsye punësimi në vetëm 2 vjet (2022-2023).
Dy destinacione të tjera që po rezultojë tërheqëse për punonjësit shqiptarët janë Kroacia dhe Malta. Që nga viti 2019, Kroacia jep mesatarisht rreth 2 mijë leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë. Burimet nga tregu pohojnë se ata punojnë kryesisht në ndërtim, për shkak të pagave të mira, apo dhe në turizëm në sezon.
Malta është shteti tjetër që po tërheq shqiptarë për të punuar, kryesisht në ndërtim dhe turizëm. Në 2022 Malta dha mbi 1800 leje, ndërsa në 2023 numri i tyre ra në gati një mijë.
Pothuajse të gjitha lejet që jepen nga Kroacia dhe Malta janë për arsye punësimi.
Vala e re e emigracionit rriti sërish lejet e qëndrimit
Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë, sipas Eurostat.
Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.
Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.
Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë./Monitor
Të tjera
-
Prizren: Babai lajmëron djalin në polici, thotë se vazhdimisht po ushtron dhụnë
Një burrë në Prizren ka raportuar djalin e tij në polici për dhunë në familje...
-
Sot shënohet Dita Botërore e Turizmit
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit. 27 shtatori është pë...
-
Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, policia nis hetimet
Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara. Rastin ...
-
Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, pesë të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në rrugën “Nënë Tereza” në ...
-
Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj, nëna raporton rastin në polici
Që nga data 23 shtator një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj në r...
-
Sụlmoi policin që po i kontrollonte makinën, arrestohet një grua në Prishtinë
Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi gjatë kontrollit të makinës e njëj...
-
Vuçiq e mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasador...
-
Osmani pas takimit me Bidenin: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar sërish një fotografi ku shih...
-
Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 villa, Prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona në Pr...
-
Uragani “Ellen” goditi Floridan, tre të vdekur dhe shkatërrime të shumta! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Uragani Ellen zbarkoi në bregun e Floridës të enjten mbrëma si një stuhi e fu...
-
Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, Norvegjia lëshon urdhër arrest ndërkombëtar për një 39 vjeçar
Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi për një indian...
-
Rama takohet me presidentin Joe Biden në New York
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama është takuar ditën e...