Lajme

Gjermania planifikon t’i dënojë ata që fotografojnë viktimat e aksidenteve

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 13 November 2019

Kabineti gjerman ka miratuar një ligj që do të ndjekë penalisht të gjithë personat e paautorizuar që do të shkrepin foto të një personi të vrarë në një aksident.

Projekt-ligji u prezantua ditën e sotme (13 nëntor) dhe pritet vetëm miratimi nga parlamenti.

Gjithashtu ligji parashikon dhe dënimin e personave të cilët shpërndajnë foto të viktimave deri në 2 vite burg.

-Advertisement-

Ministri i drejtësisë, Christine Lambrecht deklaroi se shpërndarja e këtyre fotove lëndon familjarët e viktimave, ndaj duhet ndëshkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera