Lajme

Gjermania përkrah Ushtrinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 14 December 2018

Gjermania ka kumtuar se miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk bën të shfrytëzohet për përshkallëzim dhune dhe ka ftuar Serbinë e Kosovën për përmbajtje.

“Kosova si shtet sovran ka të drejtë t’i formojë forcat e veta të rregullta e të armatosura e”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Rainer Breul, transmeton Gazeta inFokus.

Ai ka theksuar nevojën n për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe ka apeluar te të dy palët që të vetëpërmbahen.

-Advertisement-

“Miratimi i ligjeve nuk guxon të përdoret për përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera