Gjermania paralajmëron Serbinë: Zgjidhni mes BE-së dhe Rusisë

Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 02 November 2022
Gjermania e ka paralajmëruar Serbinë kundër kultivimit të lidhjeve më të thella me Rusinë, duke paralajmëruar se ajo mund të pengojë ofertën e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, tha të martën (1 nëntor) një burim i qeverisë gjermane.
Dy ditë përpara një samiti të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin gjerman që synon të forcojë marrëdhëniet me gjashtë vendet e rajonit, zyrtari i lartë tha se Beogradi duhet të vendosë në anën e kujt ishte: Moskës apo BE-së.
“Marrëdhënia me Serbinë është komplekse – ka dritë dhe hije”, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti.
“Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë janë sigurisht pjesë e hijeve”.
Burimi tha se qeveria gjermane, për shembull, ishte “e habitur dhe e zhgënjyer” kur ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç nënshkroi një marrëveshje në shtator me homologun e tij rus Sergej Lavrov për të koordinuar çështjet e politikës së jashtme.
Zyrtari gjerman tha se është koha që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të terhjeket.
“Nëse ai merr rrugën për në Evropë, ai do të ketë mbështetje, nga BE në tërësi dhe nga qeveria gjermane”, tha burimi.
“Nëse ai zgjedh rrugën tjetër, kjo do të ketë pasoja për të ardhmen e Beogradit me BE-në”, tha zyrtari.
Serbia është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian që nga viti 2012, por perspektivat e saj shihen si të zymta pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Beogradi nuk e pranon shpalljen e pavarësisë së Kosovës me shumicë shqiptare në vitin 2008.
Tensionet janë përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, me shumë serbë që janë dashamirës ndaj aleatit tradicional të Rusisë.
Beogradi ka dënuar pushtimin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara, por ka refuzuar ti bashkohët sanksioneve Evropiane ndaj Moskës.
Samiti i së enjtes në Berlin i organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbledhë së bashku krerët e qeverive të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe krerët e BE-së.
Pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje: për njohjen reciproke të dokumenteve të identitetit, diplomave universitare dhe kredencialeve profesionale./EURACTIV

Të tjera
-
Sa kafe duhet të pini për të përmirësuar qarkullimin e gjakut?
Një studim i ri tregon se konsumimi i tre filxhanëve kafe në ditë mund të ulë...
-
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin
Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashk...
-
Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar të shtunën në rrjete sociale: oxhaket e KE...
-
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmarrë sulme ndaj Ira...
-
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kos...
-
Rama: Shqipëria mbështet Trumpin për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë armë bërthamore
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaron se “, Shqipëria mbështet fuqishë...
-
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ...
-
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren – apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim ...
-
Ngushticat detare që mund ta ngulfasin botën
Ripostim i datës 10 janar 2022 (Diçka për Ngushticën e Hormuzit) Shkruan: ...
-
Haradinaj: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore amerikane mbi kapacitetet bërthamore të Iranit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i mbështet fuqishëm sulmet a...
-
Pamjet e punëtorit duke dalë nga kaldaja e KEK, Bajrami: Kushte të rënda e pa pajisje mbrojtëse
Sindikata e Re e KEK-ut ka postuar një video, ku një punëtor shihet duke dalë...
-
Vetaksident me fatalitet në Shalë të Drenasit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shalë të Drenasit. Si pasojë...